Conor McGregor dhe Dustin Poirier kanë shkëmbyer disa fjalë me njëri-tjetrin në ditët e fundit.
Dy yjet e MMA-së ishin marrë vesh që të zhvillonin edhe takimin e tretë, derisa i dyti u fitua nga amerikani me nokaut në UFC 257.
Por, McGregor lëshoi një njoftim se përballja me Poirier është anuluar dhe se kërkonte një tjetër kundërshtar më 10 korrik.
Në anën tjetër, amerikani e akuzoi atë se nuk i ka paguar 500 mijë dollarë e premtuar për fonacionin bamirës, ashtu siç ishin marrë vesh.
Por, UFC ka bërë të ditur përmes një postimi se përballja e tretë mes dyshes është ende aktive dhe ata do të përballen.
Kujtojmë se fituesi do të ketë shansin të luftojë për titullin kampion, pasi Khabib Nurmagomed është pensionuar nga sporti i arteve parciale të përziera. /Telegrafi/
Let’s settle it in the Octagon… #UFC264: 💎 @DustinPoirier vs 🇮🇪 @TheNotoriousMMA 3
Pre-register for tickets: https://t.co/Hy57WJ5MQ3 pic.twitter.com/6VwrQbmqRx
— UFC (@ufc) April 14, 2021