Babai i yllit shqiptar të Arsenalit Granit Xhaka, Ragipi, ishte i ftuar në televizionin publik të Kosovës.
Ai përveç tjerash ka folur edhe për shumën që Arsenali pagoi për transferimin e mesfushorit shqiptar.
Sipas Ragipit, londinezët kanë paguar 50 milionë euro si dëmshpërblim për Borussia Moenchengladbachut.
“Oferta e Arsenalit ishte marramendësi. Graniti nuk u largua për atë shumë të parave që është thënë nga gazetarët, por për 50 milionë euro, duke u bërë futbollisti i tretë më i shtrenjtë që largohet nga Bundesliga”, u shpreh Ragip Xhaka. /Telegrafi/