Disa persona janë vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në kryeqytetin danez, Kopenhagë, ka bërë të ditur policia.
Duke njoftuar vdekjet, shefi i policisë Soren Thomassen tha se një 22-vjeçar danez është arrestuar në lidhje me sulmin, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Ai tha se motivi ishte i paqartë, por nuk përjashtoi terrorizmin.
People flee a shooting in a Copenhagen mall that left several victims, Danish police said. One arrest has been made in connection with the shooting. pic.twitter.com/7l7dWEqcKw
— Press TV 🔻 (@PressTV) July 3, 2022
Dëshmitarët okularë kanë folur për panik në mesin e blerësve pasi të shtënat janë dëgjuar brenda qendrës tregtare Field në jug të qytetit.
Field’s është qendra më e madhe tregtare në Danimarkë, me mbi 140 dyqane dhe restorante.
Këngëtari britanik Harry Styles do të performonte në një vend jo shumë larg nga qendra tregtare më vonë të dielën në mbrëmje.
Organizatorët shkruan në Facebook se koncerti do të zhvillohet pas një bashkërendimi të ngushtë me policinë lokale. /Telegrafi/