Reece James është bërë kapiteni i parë i Chelseat, por sezoni nuk ka nisur mirë për të.
Qysh në ndeshjen e parë mbrojtësi i djathtë anglez pësoi lëndim dhe u largua nga loja në minutën e 76-të.
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochetino, ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësi anglez Reece James.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri argjentinas ka dhënë detajet e lëndimit të mbrojtësit të Anglisë, i cili ndjen shqetësime në gju për shkak të një lëndimi të vjetër dhe pritet t’i mungojë londinezëve për disa javë.
“Mendoj se është një moment shumë i trishtë, Reece ishte shumë entuziast për gjendjen e tij”.
“Do ta vlerësojmë ditë pas dite dhe jam i sigurt që do të kthehet më i fortë. Nuk bëhet fjalë për mungesë disaditore, besoj se bëhet fjalë për javë”, u shpreh Pochettino.
James vazhdimisht ka pasur lëndime në vitet e fundit, teksa lëndimi i fundit pritet ta mbajë atë jashtë fushave për disa javë. /Telegrafi/