Pentagoni ka konfirmuar se Irani ka lansuar raketa në drejtim të forcave ushtarake dhe të koalicionit amerikan në Irak.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Pentagoni tha që Irani ka lëshuar më shumë se një duzinë raketash.
“Është e qartë se këto raketa u hodhën nga Irani dhe synuan të paktën dy baza ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë dhe personel të koalicionit amerikan në Al-Asad dhe Irbil”, ka thënë Jonathan Hoffman, ndihmës i Sekretarit të Mbrojtjes për Çështjet Publike, në një deklaratë .
“Ne jemi duke punuar në vlerësimet fillestare të dëmeve”, ka shtuar ai.
Bazat, ka thënë ai, kanë qenë në gatishmëri “për shkak të indikacioneve që regjimi iranian planifikoi të sulmonte forcat dhe interesat tona në rajon”.
“Ndërsa vlerësojmë situatën dhe përgjigjen tonë, ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personelin amerikan, partnerët dhe aleatët e rajonit”, ka thënë Pentagoni. /Telegrafi/