Liverpooli ka konfirmuar se Virgil van Dijk ka lënduar ligamentet e gjurit.
Mbrojtësi holandez u lëndua në barazimin 2-2 të The Reds ndaj Evertonit në të shtunën e kësaj jave.
E gjitha erdhi kur Jordan Pickford bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj tij, duke e detyruar që të largohej nga fusha pas vetëm 11 minutash lojë.
Virgil van Dijk will undergo surgery on the knee injury sustained during Saturday’s 2-2 draw at @Everton.
Following surgery, Virgil will begin a rehabilitation programme to enable him to reach full fitness as soon as possible.
You'll come back stronger, @VirgilvDijk 💪
— Liverpool FC (@LFC) October 18, 2020
Në vend të tij u fut Joe Gomez dhe Jurgen Klopp pas takimit bëri të ditur se lëndimi i tij është serioz.
Në një njoftim të lëshuar nga Liverpooli, bëhet e ditur se Van Dijk ka lënduar ligamentet e gjurit dhe do të futet në operacion.
Me shumë gjasë, ky edicion për mbrojtësin ka përfunduar dhe do të jetë një mungesë shumë e madhe për skuadrën angleze. /Telegrafi/