Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar mungesën e Dany Ings ndaj Sevillas në finale të Ligës së Evropës.
Tekniku gjerman pas ndeshjes ndaj West Bromit ka thënë se Ings nuk do të jetë ndaj spanjollëve, edhe pse arriti të luajë në ndeshjen e fundit sezonale për Reds në Ligën Premier.
“Ings? Nuk do të jetë të mërkurën, por unë mendoj se ai është personi më i lumtur në këto momente pasi u kthye fushës pas një periudhe të gjatë nga lëndimi”, ka thënë Klopp pas ndeshjes ndaj WBA.
Gjithsesi, Ings shikohet një nga lojtarët kyç për sezonin e ardhshëm pasi Klopp beson shumë te anglezi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rXhQ86sRJk4