Telegrafi

E konfirmon Guardiola: Aguero nuk luan ndaj Lyonit

Sergio Aguero . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Manchester City do të përballet me Lyonin në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Ish-kampioni anglez luan sonte mbrëma përballë francezëve të Lyon që eliminuan befasisht Juventusin.

E për këtë takim City do të duhet të bëjë plane pa sulmuesin e saj kryesor, argjentinasin Sergio Aguero.

Ka qenë vet trajneri Pep Guardiola që ka konfirmuar se Aguero nuk do të luaj në këtë sfidë.

Pep Guardiola dhe Sergio Aguero . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Aguero ndodhet në Barcelonë ende për tu rikuperuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje”, tha Guardiola.

Sulmuesi argjentinas nuk i ndihmoi dot skuadrës së tij as në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales ndaj Real Madridit.

32-vjeçari ndodhet jashtë fushave që nga 22 qershori kur u lëndua në përballje me Burnleyn në Ligën Premier. /Telegrafi/