Site icon Telegrafi

E konfirmon Frank Lampard: Chelsea nuk ka bërë asnjë ofertë për Kai Havertz

Frank Lampard ka zbuluar se Chelsea nuk ka bërë asnjë ofertë te Bayer Leverkuseni për transferimin e Kai Haverzt.

Në mediat angleze dhe ato gjerman ka kohë që po raportohet se The Blues duan të transferojnë anësorin në këtë verë.

Mirëpo, trajneri i skuadrës londineze në një konferencë për media ka bërë të ditur se ata nuk kanë bërë asnjë ofertë në drejtim të Leverkusenit për lojtarin.

“Nuk ka asnjë ofertë nga Chelsea për lojtarin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz”, ka thënë Lampard.

“Ai është një lojtar i klasit të lartë, mirëpo ne nuk jemi në bisedime për të transferuar atë”, ka shtuar ndër të tjerash ai.

Në mediat ndërkombëtare raportohet se Chelsea ka ofruar 88 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Havertz.

Në garë për lojtarin është edhe Real Madridi që thuhet se ka ofruar tetë milionë më pak se londineze. /Telegrafi/

Exit mobile version