Willian pritet të largohet nga Arsenali gjatë ditëve të ardhshme, para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Sulmuesi brazilian është bashkuar me Arsenalin në verën e vitit të kaluar nga Chelsea, por pa arritur të lë gjurmë.
Ka qenë vet trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta që ka konfirmuar se Willian pritet të largohet gjatë verës.
“Ne jemi duke biseduar me agjentin e tij dhe po vlerësojmë ofertat që vijnë drejt nesh”, tha Arteta.
Megjithatë trajneri spanjoll thotë se përderisa lojtari është pjesë e klubit, synon që të nxjerr më të mirën nga ai.
“Nuk di se çfarë të them se pse nuk ka funksionuar Willian te Arsenali. Për momentin ai është pjesë e jona dhe ne po përpiqemi të marrim më të mirën nga ai”.
“Ka edhe disa ditë deri në fund të tregut të transferimeve dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Arteta.
Ish-skuadra e tij, Corinthians ka shprehur dëshirën për ta transferuar lojtarin, por interesim për të ka edhe nga Arabia Saudite.
Gjithsesi dëshira e brazilianit është që të gjej një klub në Angli, pasi dëshiron që ta vazhdoj jetën në shtetin anglez. /Telegrafi/