Site icon Telegrafi

E konfirmon Anderson Silva: Arrita marrëveshje me Conor McGregorin për të zhvilluar super duelin – UFC e shkatërroi atë

Anderson Silva mund të përballet me Conor McGregorin, me brazilianin që ka thënë se kishte arritur marrëveshje personale me irlandezin para se të refuzohej nga UFC.

Legjenda e arteve të përziera marciale ka zbuluar se promovuesit i kanë borxh atij një super meç dhe ai dëshiron të ketë punë me The Notorious.

Në intervistën e dhënë për Combate.com, ish-kampioni i peshave të mesme ka zbuluar se ai kishte marrëveshje me McGregorin.

“UFC më ka borxh një super meç me kontratë. Conor McGregor më telefonoi menjëherë pas përballjes time me Israel Adesanya”, ka thënë Silva.

“Dy kampet arritën marrëveshje që lufta të zhvillohej, por diçka ndodhi dhe UFC nuk po e lejon atë”, ka theksuar më tej ai.

Dyshja do të kenë shumë punë në muajt e ardhshëm, shkaku që McGregor është i pensionuar, dhe duhet të kompletohet fillimisht rikthimi, më pas të diskutohet për përballjen në oktogon. /Telegrafi/

Exit mobile version