Telegrafi

E konfirmon agjenti, Milik po pret oferta nga Juve e Roma

(Foto: Getty Images/Guliver)

Arkadiusz Milik ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, nëse do të largohet në janar nga Napoli apo do të mbetet deri në qershor për tu larguar si futbollist i lirë.

Sulmuesi polak është futur në vitin e fundit të kontratës, teksa nuk luan ndeshje zyrtare me Napolin që nga muaji qershor.

Por problemi më i madh qëndron tek kërkesat e Napolit, me klubin italian që dëshiron 15 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Ka qenë agjenti i Milik, Fabrizio De Vecchi që ka konfirmuar ofertat e shumta për klientin e tij.

“Klubet më të mira të Ligës Premier, Atletico Madrid dhe Marseille janë interesuar për Arek. Sigurisht që asnjëra nga skuadrat nuk e ofron shumën që e kërkon Napoli”, tha De Vecchi për Tuttosport.

Menaxheri italian thotë se po presin oferta nga Roma dhe Juventus, me dy gjigantët italianë që interesoheshin për polakun në verën e vitit 2020.

“Roma dhe Juventus ishin të interesuara gjithashtu për transferimin e lojtarit, por për arsyeje të ndryshme transferimi nuk u finalizua”.

“Nëse njëra nga to kthehet, atëherë Milik është gati për t’iu bashkuar”, deklaroi De Vecchi. /Telegrafi/