Telegrafi

E konfirmon agjenti, Martial do të largohet në janar nga Unitedi

Anthony Martial pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Manchester United.

Sulmuesi francez nuk ka pasur hapësira të shumta këtë edicion dhe largimi nga Djajtë e Kuq është i pashmangshëm.

Për situatën e tij ka folur edhe agjenti i sulmuesit francez, Philippe Lamboley. Në një prononcim për Sky Sports,

Lamboley ka konfirmuar se klienti i tij dëshiron të largohet nga United në janar.

“Dëshira e tij është të largohet nga klubi në janar. Ai vetëm dëshiron të luajë. Së shpejti do të flas me Manchester United”, tha agjenti i lojtarit.

Juventusi dhe Barcelona janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për lojtarin, derisa United e vlerëson rreth 40 milionë. /Telegrafi/