Lautaro Martinez do të mbetet edhe për një kohë të gjatë te Interi.
Sulmuesi argjentinas ka qenë cak i disa skuadrave angleze, por dëshira e tij duket se është të qëndrojë tek kampioni në fuqi i Italisë.
Arsenal, Manchester City e Tottenham Hotspur e donin lojtarin në Angli, derisa Atletico Madrid e kërkonte me ngulm në Spanjë.
Agjenti i lojtarit, Alejandro Camano ka thënë se klienti i tij nuk dëshiron të largohet nga Neroazzurët.
“Lautaro dëshiron të qëndrojë në Inter, ai i beson këtij projekti dhe dëshiron të fitojë”.
“Do të takohem me bordin e Interit të mërkurën për të folur për situatën e tij në lidhje me kontratën”.
“Klubet angleze e donin atë, por ai është i gatshëm të qëndrojë”, tha agjenti i lojtarit për fcinternews.
Sulmuesi argjentinas ka kontratë me zikaltërtit deri në verën e vitit 2023, por pritet ta vazhdoj edhe për dy vite të tjera. /Telegrafi/
Lautaro Martinez’s agent: “Lautaro wants to stay at Inter, he trusts the project and wants to win. I’ll meet with Inter board on Wednesday to talk about his contract situatuon. Premier League clubs wanted him but he’s ready to stay”, he said to FcInterNews. 🇦🇷 #Inter #AFC #THFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 16, 2021