Telegrafi

E konfirmon agjenti, kemi arritur marrëveshje me Interin

Agjenti i Caner Erkin, Batur Altiparmak, ka folur për të ardhmen e klientit të tij.

Ai ka zbuluar se marrëveshja me Interin është kryer, por do të provojnë të diskutojnë edhe një herë me Fenerbahcen.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

“Sot (e hënë) do të jemi në Stamboll për te diskutuar me Fenerbahcen për një rinovim eventual te kontratës”.

“Inter? Mund të jete një opsion, edhe pse me Interin marrëveshja është e kryer dhe firmat janë vetëm çështje kohe”, ka thënë Altiparmak. /Telegrafi/