Telegrafi

E konfirmon agjenti, Hysaj mund ta pranojë ofertën e skuadrës ruse

Elseid Hysaj . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli së shpejti, pasi e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin italian.

Përderisa po diskutohet për kontratën e tij, tanimë ka ardhur një ofertë mjaftë e mirë nga Liga Premier e Rusisë.

Është gjiganti rus Spartak Moska që i ka bërë ofertë mbrojtësit shqiptar dhe këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij Mario Giuffredi.

Elseid Hysaj. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Për kontratën po flasim me Napolin, në ditët e fundit kemi marrë një ofertë nga ana e Spartak Moskës të cilën po e vlerësojmë”.

“A kënaq ajo ofertë Napolin? Varet nga këndvështrimi, pas disa muajsh Hysaj mund të largohet me parametër zero”.

“Do isha kurioz të shoh sa futbollistë të datëlindjes 1994 kanë kaq shumë prezenca në një klub të rëndësishëm siç është Napoli. Do të ishte mëkat për një si ai që të largohej me parametër zero”, deklaroi Giuffredi. /Telegrafi/