Telegrafi

E komplikuar: E dashura lesbike e aktores, dikur ka qenë në lidhje me ish-të dashurin e saj

Opinioni u shokua kur Kristen Stewart e pranoi se ishte në lidhje me asistenten e saj, ndërsa më vonë u lidh me këngëtaren franceze, Stephanie Sokolinski, të njohur si SoKo.

Ndërsa tash është zbuluar se francezja në të kaluarën ka qenë në lidhje me ish-të dashurin e aktores, Robert Pattinson.

Kristen ka qenë në lidhje me aktorin për një vit, para se ta tradhtonte me një regjisor të moshuar.

Pattinson e ndërpreu lidhjen me të në vitin 2012, ndërsa një periudhë të gjatë pati spekulime sa ata janë pajtuar, porse kjo nuk ndodhi kurrë.

Stewart pastaj vazhdoi me disa lidhej lesbike, ndërsa tash mësohet se e dashura aktuale ka qenë në lidhje pikërisht me Robert.

Nuk dihet arsyeja e ndarjes së tyre, porse padyshim se kjo do të lë shenjë në lidhjen e dy artisteve të reja. /Telegrafi/