Njerëzit të cilët ua besojnë veturat e tyre të aksidentuara kompanive të sigurimit shpesh supozojnë se po i japin lamtumirën e fundit veturave të tyre.
Megjithatë, situata nuk është më aq e drejtpërdrejtë në epokën moderne të sotme.
Një ish-pronar i Tesla-s u trondit kur mësoi se Modeli X i tij i mëparshëm kishte arritur disi në Ukrainë, me kredencialet e tij aktive të hyrjes në aplikacion ende të qasshme, raporton Car Scoops, përcjell Telegrafi.
Here's an unusual situation. I had a Tesla, crashed it, it was totaled. And now it's … in Ukraine? And someone there is listening to Drake on my, still logged in, Spotify account. pic.twitter.com/ymW2psyvz6
— Jay Yarow (@jyarow) August 10, 2023
Individi që zotëronte më parë veturën elektrike në fjalë quhet Jay Yarow, i cili edhe mbanë postin e redaktorit ekzekutiv në CNBC, firmë kjo e cila i ofroi atij platformën për llogarinë e plotë.
Tesla Model X e Yarow u përfshi në një aksident në fund të vitit 2022, duke çuar në çregjistrim të veturës si shkak i kostos së lartë të riparimit – duke e vënë në shitje për pjesë.
Pasi kishin kaluar disa muaj, Yarow mori një njoftim të papritur që tregonte se vetura e tij e mëparshme ishte rishfaqur në internet.
Për habinë e tij, ai zbuloi se Tesla ishte ende i lidhur duke përdorur kredencialet e tij të hyrjes, duke i dhënë atij mundësinë për të marrë vesh se vetura gjendej në Ukrainën jugore. /Telegrafi/