Telegrafi

E kishte quajtur ‘njeri i pikëlluar’ te Unitedi, Mourinho thotë se Alexis nuk ishte në mjedisin e tij natyror në Angli

(Foto: Screenshot/Twitter/Instagram)

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka shpjeguar pse ish-lojtari i tij te Manchester Unitedi, Alexis Sanchez, nuk ka qenë në mjedisin e tij natyror në Angli dhe e ka rigjetur formën te Interi.

Kiliani shënoi një gol spektakolar në fitoren prej 2-0 të Nerazzurrëve, të cilët u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës së Itali.

Gjatë kohës sa kishin bashkëpunuar në Old Trafford (2017/2019), Mourinho e kishte etiketuar Sanchezin si “njeri i pikëlluar”.

“Bisedova me të para fillimit të ndeshjes. Në Angli, ai nuk ishte në mjedisin e tij natyror. Këtu te Interi është i lumtur dhe është aty ku përket”, ka deklaruar Mourinho për ESPN Chile.

Lexo po ashtu Sanchez më i miri, notat e lojtarëve Inter – Roma

Ky ishte goli i gjashtë sezonal i Alexis në 23 ndeshje zyrtare, ndërsa i ka dhuruar edhe katër asistime. /Telegrafi/