Shtetasi G.H., banues në Sauk të Tiranës ka rënë në pranga nga efektivët e komisariati numër 1 në kryeqytet.
Sipas komunikatës, policia kishte marrë informacion në rrugë operative lidhur me armët që i arrestuari kishte në banesë.
Në mënyrë flagrante efektivët kanë kryer një kontroll në banesën e tij në Sauk, ata kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak për to, si dhe një palë dylbi.
Teksa G.H., ra në pranga, materialet janë referuar në prokurori për disa vepra penale. /Telegrafi/