Ky është momenti rrëqethës kur një burrë që ishte marrë peng, arrin të kërcen nga vetura në lëvizje në qendër të qytetit Mexico City, edhe pse i kishte duart e lidhura
Incidenti është filmuar nga një shofer që kishte të vendosur kamerën brenda veturës dhe po filmonte ngjarjen në Meksikë, të cilën më pas e shpërndau në Twitter dhe deri më tani është shikuar nga më shumë se 45 mijë persona, transmeton Telegrafi.
Në video shihet një veturë e bardhë duke lëvizur nëpër një rrugë të mbushur me vetura tjera, por ajo çfarë ka habitur kalimtarët ishte burri që u shfaq në bagazh dhe në një moment kërceu për t’i shpëtuar më të keqes.
Sipas mediave lokale, disa incidente të dhunshme kanë ndodhur në të njëjtën zonë ditëve të fundit, kurse autoritet lokale kanë rritur nivelin e sigurisë. Megjithatë, nuk dihet nëse policia është duke hetuar rastin e pengmarrjes. /Telegrafi/