Lumbardh Salihu është një nga banorët më aktiv në shtëpinë më të famshme në Kosovë, atë të Big Brother VIP Kosova.
Ish-futbollisti kosovar ka filluar këtë aventurë tani e gjashtë javë dhe ka krijuar shumë situata brenda shtëpisë duke u bërë një nga banorët më të preferuar nga publiku.
Këtë javë Lumbardh Salihu ka fituar sfidën duke u bërë kapiten i javës, derisa ai ka marrë një befasi, ku ylli Shqipërisë, Mirlind Daku i ka nisur një video mesazh.
Në fakt Daku i ka dërguar Lumbardhit një fanellë të Kombëtares shqiptare që e kishte bartur në sfidën ndaj Moldavisë, derisa i ka uruar suksese jo vetëm Lumbardhit, por edhe pjesës tjetër të banorëve.
Lumbardhi e falënderoi shumë Mirlindin për befasinë dhe dhuratën, teksa tregoi se gjatë kohës që kishte ardhur për të luajtur për Llapin dyshja kishin ndarë gjithmonë dhomën. /Telegrafi/