Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të privimit të kundërligjshëm të lirisë në Gjilan.
Siç thuhet në raport, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
“Gjilan 08-09.06.2024. 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj tij ishte kryer vepra e lartcekur nga dy të dyshuar të panjohur, ku dyshohet se të njëjtin e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/