Site icon Telegrafi

E kërkuan PSG dhe Liverpool, Roma blindon me kontratë të re mbrojtësin Ibanez

Roger Ibanez është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar këtë edicion në Serie A.

Qendërmbrojtësi brazilian ka shkëlqyer me fanellën e Romës, duke rritur ndjeshëm çmimin e tij.

22-vjeçari iu bashkua Romës si huazim nga Atalanta, por kryeqytetasit kanë aktivizuar klauzolën për blerjen e tij për tetë milionë euro.

Ibanez kishte kontratë me Romën deri në vitin 2023, por që Giallorosët i kanë vazhduar kontratën edhe për dy vite të tjera.

Kësisoj Ibanez ka nënshkruar kontratë të re me Romën, kontratë e cila do ta mbajë atë në kryeqytetin italian deri në verën e vitit 2025.

“Jam shumë i nderuar që do të jem pjesë e Romës edhe për katër vite tjera. Kam punuar shumë dhe mendoj se kam merituar këtë shpërblim. Do të jap gjithçka nga vetja për fanellën e këtij ekipi”, ka thënë Ibanez.

Lexo po ashtu Po shkëlqen me Romën, PSG dhe Liverpool synojnë transferimin e mbrojtësit qendror

Roma e blindoi mbrojtësin pasi falë paraqitjeve të mira ai ishte në listën e dëshirave të dy gjigantëve evropianë si Paris Saint Germain dhe Liverpool.

Gjithsesi duket se braziliani nuk do të largohet nga kryeqyteti italian, pasi me kontratën e re atij i është ngritur ndjeshëm edhe paga. /Telegrafi/

Exit mobile version