Telegrafi

E kërkon policia, por Stresi flet me prindërit (Foto)

Arkimed Lushaj i njohur si Stresi vazhdon të jetë i kërkuar nga policia.

Por, kjo nuk po e pengon aspak reperin që të bisedojë me prindërit e tij.

Telegrafi mëson se Stresi gjendet diku në Evropë, në Austri apo Zvicër, nga ku edhe po mban kontaktet me familjen e tij.

Këtë Stresi nuk ka hezituar që ta shprehë publikisht në rrjetet sociale.

“Çdo prind bën sakrifica për fëmiun e tij. Asnjë prind nuk do që fëmia i tij të ketë probleme apo të cënohet. Nëna, gjëja më e shtrenjt që kemi”, ka shkruar Stresi në Instagram.

Gjithçka nisi kur reperi u ndal nga policia pak kohë më parë dhe u arrestua më pas nga policia, ku gjatë futjes në paraburgim, ai në mënyrë spektakolare kërceu nga kati i dytë i komisariatit të policisë në Tiranë, nga ku më pas u arratis në drejtim ende të panjohur.

Deri tash janë suspenduar një numër policësh, ku dy prej tyre janë kthyer në punë, e disa të tjerë janë suspenduar pa pagesë. /Telegrafi/