Denis Zakaria është njëri nga mesfushorët defensivë më të mirë në Bundesliga.
Mesfushori zviceran ka shkëlqyer me klubin e Borussia Moenchegladbach, duke qenë lider në mesfushë.
Falë paraqitjeve fantastike këtë edicion, Zakaria është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.
Bayern Munich, Borussia Dortmund, Paris Saint Germain, Atletico Madrid, Arsenal e Manchester City janë skuadrat e interesuara për të.
Klubi gjerman e vlerëson shumë yllin e tyre, por e di fuqinë e skuadrave që e duan atë dhe nuk mund ta ndalin zviceranin në Borussia Park.
Kësisoj drejtuesit e Gladbachut kanë vendosur që ta nxjerrin në shitje Zakarian dhe i kanë caktuar çmimin e largimit.
Skuadrat e interesuara duhet të paguajnë 50 milionë euro nëse duan shërbimet e lojtarit.
23-vjeçari ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar dy gola e ka bërë dy asistime. /Telegrafi/