Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti ende nuk ka vendosur sa i përket të ardhmes së tij.
Deri më tani e qartë është vetëm mungesa e prishtinasit në përgatitjet para sezonale me klubin e Torinos.
Torino i ka kumtuar lajmin lojtarit se nuk bënë pjesë në planet e tyre dhe se duhet të largohet.
Crotone, Benevendto, Chievo dhe Hellas Verona janë skuadrat italiane që e duan mbrojtësin shqiptar në Serie A.
Gjithsesi lojtari ka oferta edhe nga kategoria e dytë italiane apo siç njihet ndryshe Serie B.
Palermo dhe Empoli e duan lojtarin i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. /Telegrafi/