Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka thënë se është koncentruar vetëm te skuadra e tij, ndërsa për të vazhdon te flitet për një interesim të madh të Real Madridit.
Sipas lajme të fundit që vijnë nga Spanja, klubi mbretëro i kishte ofruar pagë në vlerë 18 milionë euro trajnerit, por që e kishte refuzuar.
Ai shtoi se atij i intereson vetëm klubi i tij aktual Tottenhami dhe se fjalët për kalimin te Reali i quan të pavërteta.
“Jam i fokusuar vetëm tek puna ime me Tottenhamin”.
“Çdo ditë ka spekulime rreth së ardhmes. Të gjitha ato që fliten nuk janë të vërteta”.
“Dua t’ua bëj të qartë të gjithëve se mua më intereson vetëm Tottenhami dhe jam përgjegjës ndaj ekipit dhe tifozëve për punën që bëj”, ka thënë Pochettini.
Pochettino nuk e ka nisur mirë këtë edicion pasi që po e rrezikon eliminim nga Liga e Kampionëve, ndërsa në kampionat është në vendin e katërt. /Telegrafi/