Site icon Telegrafi

E kërkoi Klopp, ai nuk i besoi – Trajneri gjerman e bindi me një ‘selfie’

during the Premier League match between Liverpool and Arsenal at Anfield on March 4, 2017 in Liverpool, England.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Ragnar Klavan, e ka zbuluar faktin se si Jurgen Klopp e ka kontaktuar për ta blerë nga Augsburgu.

Ragnar Klavan kishte dëgjuar zërin e trajnerit të Liverpoolit në verën e vitit 2016.

Trajneri e kishte parë lojtari në ndeshje ndaj Augsburgut ku Liverpoolim kaloi tutje pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 1-0.

Jurgen Klopp me Ragnar Klavan /Getty Images)

Aty kapiteni i Estonisë, pati paraqitje të mirë dhe klub u bind me kualitetet e tij.

Klavan kur kuti për interesimin e Liverpoolit i tha Kloppit që t’ia dërgojë një selfie.

Lexo po ashtu Analizë – Tetë lojtarët që nuk do të jenë te Liverpooli pas sezonit 2017/2018

“Po, nuk besoja. Kërkoja informacione me të shumta dhe kështu Jurgen ma dërgoi një selfie”, ka treguar Klavan për BT Sport.

Ragnar Klavan në aksion Getty Images)

Selfie e Kloppit ishte një ‘trik’ që solli sukses dhe Klavan kaloi te Reds për 4 milionë funte në qershor të vitit 2016.

Ai e zhvilloi ndeshjen e 35-të kundër Sevillas me fanellën e Liverpoolit. /Telegrafi/  

Exit mobile version