Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kërcënuar me vrasje dhe duke sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.