Telegrafi

E kërcënojnë dhe më pas i hedhin benzinë në vendin e punës një personi në Gllogoc

Foto: Arkiv

Një person ka raportuar se dy persona (njëri i mitur), e kanë kërcënuar dhe pastaj kanë hedhur dy shishe me lëndë djegëse (benzinë) në brendi të vend punimeve.

Në raportin e Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:45, në Gllogoc.

Siç thuhet në raport, njësia policore ka arrestuar njërin nga të dyshuarit, ndërsa tjetri gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) e kanë kërcënuar dhe pastaj kanë hedhur dy shishe me lëndë djegëse (benzinë) në brendi të vend punimeve. Njësia policore ka arrestuar njërin nga të dyshuarit, ndërsa tjetri gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/