Site icon Telegrafi

E kërcënoi të miturën se do t’i njoftojë familjarët se kishte marrëdhënie seksuale me të, arrestohet i dyshuari nga Gjilani

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër të mitur, kosovare.

Sipas policisë, viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte kanosur se nëse nuk vazhdon lidhjen me të, ai do t’i informoj familjarët e saj se ai ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version