Nuk është më një sekret që pirja e tepërt mund të jetë e dëmshme për shëndetin dhe mirëqenien afatgjatë
Studimet tregojnë se pirja në sasi të moderuar: një gotë verë ose një kokejt margarita mund të ketë më pak ndikim negativ në trupin tuaj.
Will Bulsiewicz, gastroenterolog dhe autor i librit bestseller “The Fiber Fueled Cookbook” shpjegon se endotoksinat bakteriale (enzima që rrinë në zorrë) që shkaktojnë inflamacion në zorrë rriten gjysmë ore pas konsumimit të alkoolit, shkruan Well + Good.
Por, si ta merrni veten dhe të rregulloni sistemin e tretjes dhe të zorrëve pasi e keni tepruar me alkoolin?
Rihidratohuni: Alkooli mund të çojë në dehidratim, që përkeqëson simptomat gastrointestinale. Pirja e ujit mund të ndihmojë në rihidratimin e trupit dhe të lehtësojë rikuperimin e mukozës së zorrëve.
Shtoni probiotikë: Probiotikët ndihmojnë në rivendosjen e florës së zorrëve që mund të prishet nga alkooli. Ushqimet e pasura me probiotikë përfshijnë kos, lakër turshi etj.
Mos harroni edhe prebiotikët: Prebiotikët janë fibra dhe sheqerna natyrale që stimulojnë bakteret e dobishme në zorrë. Ushqimet si shpargujt, hudhrat dhe bananet janë burime të mira të prebiotikëve.
Ushqime të pasura me fibra: Një dietë e pasur me fibra mund të ndihmojë në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe përmirësimin e shëndetit të tyre. Drithërat, frutat dhe perimet janë burime të shkëlqyera të fibrave dietike.
Kufizoni sheqerin dhe ushqimet e përpunuara: Sasia e madhe e sheqerit dhe ushqimet e përpunuara mund të prishin mikrobiomën (mikroorganizma që qëndrojnë në sistemin tretës) e zorrëve. Reduktimi i tyre mund të ndihmojë në rikthimin e shëndetit të zorrëve.
Flini mirë dhe menaxhoni stresin: Si gjumi ashtu edhe stresi ndikojnë në shëndetin e zorrëve. Gjumi i siguron trupit kohë për të rigjeneruar veten, ndërsa teknikat e menaxhimit të stresit si meditimi mund të përmirësojnë funksionin e zorrëve.
Bëni ushtrime fizike: Ushtrimi i rregullt fizik ndikon pozitivisht në përbërjen e mikrobiotës (enzima që rregullojnë imunitetin) së zorrëve, gjë që mund të ndihmojë potencialisht në rregullimin e sistemit tretës, citon Anabel.
Bëni një konsultë mjekësore: Nëse simptomat vazhdojnë, konsultohuni me një mjek për këshilla sipas nevojave individuale. /Telegrafi/