Site icon Telegrafi

E keni parë ndonjëherë Messin duke ngritur pesha? Disa tifozë shprehen të habitur dhe iu duket ‘i çuditshëm’

(Foto: Screenshot/Twitter/PSG)

Një video nga palestra e Paris Saint-Germainit që e shfaq Lionel Messin duke ngritur pesha është bërë virale, pasi është një skenë e parë rrallë në karrierën e gjatë të argjentinasit.

Superylli i futbollit ka grumbulluar trofe të shumta në karrierën e tij, por në rrjetet sociale fansat po debatojnë nëse e kanë parë ndonjëherë duke ngritur pesha në palestër. Kjo është pikërisht ajo që shihet në videon e re të PSG-së, e cila shumë shpejt u bë virale.

Edhe pse nuk është një bodybuilder, Messi dëshiron të qëndrojë në formë të mirë, ndaj stërvitet aq fort me shokët e tij në palestër.

Megjithatë videot e tij me pesha janë një gjë e rrallë, ndaj tifozët në rrjetet sociale kanë komentuar se 35-vjeçari duket i çuditshëm me pesha.

Në pamjet e shpërndara në kanalet mediatike të PSG-së, lojtarët mund të shihen duke kryer një sërë ushtrimesh të ndryshme.

“Betohem se është hera e parë që e kam parë duke ngritur pesha”; “Asnjëherë në jetën time nuk e kam imagjinuar Messin duke ngritur pesha”; “Messi ngre pesha. Pse është kaq e çuditshme për mua”; “Ai e përfundoi futbollin, tani ai mund të angazhohen në detyra të tjera” – janë disa nga komentet e videos që u bënë shpejt virale. /Telegrafi/

Exit mobile version