Ju ndoshta e keni ditur tashmë një kohë të gjatë që shumë gra nuk kanë përjetuar kurrë orgazëm. Të paktën jo atë vagjinale
Dhe kjo nuk është asgjë e frikshme ose anormale.
Mirëpo, ka edhe gra që përjetojnë orgazëm bash çdo herë, transmeton Telegrafi.
Po pyesni se ku qëndron problemi?
1. Masturbimi është i rëndësishëm për to
Gratë që masturbojnë rregullisht janë bërë eksperte të trupave të tyre dhe e dinë se ku janë “pikat magjike” që mund t’i sjellin ato në kënaqësinë e tyre, pohon Fran Walfish, dr. i psikologjisë dhe shton se këto gra e dinë se çfarë ritmi nevojitet, presioni, shpejtësia dhe çdo prekje që çon në orgazëm.
Ato qartë i transferojnë njohuritë e tyre rreth trupit të tyre te partneri i tyre seksual
2. Ato i kushtojnë vëmendje klitorit
Shumica e grave kanë nevojë për stimulim të klitorit për të përjetuar orgazmën, dhe pak prej tyre përjetojnë me penetrim.
Të gjithë e dimë se ku është klitori, kështu që nëse partneri juaj i tregon pak dashuri, orgazma është e garantuar.
3. Njihni rëndësinë e paralojës
Paraloja është mbase më e rëndësishmja për arritjen e orgazmës. Nëse nuk jeni në nxitim, kushtojini të paktën 20 minuta me puthje të buta në të gjithë trupin, eksitimi vetëm sa do të rritet, kështu që jeni në rrugën tuaj të përjetimit të orgazmës.
4. Ato flasin qartë se çfarë duan
Çfarë ju pëlqen? Çfarë dëshironi? Këto janë pyetje për të cilat partneri juaj duhet të dijë përgjigjen.
Nëse jeni e ndrojtur, mos harroni se ky informacion e ndihmon atë shumë, sepse një komunikim i tillë midis partnerëve mundëson relaksim dhe përqendrim më të lehtë në kënaqjen e partnerit. Nëse ju pëlqen ajo që po bën partneri juaj, tregojini atij.
5. Ato nuk mendojnë për orgazmën
Ashtu si dashuria, orgazma nuk kërkohet, por ndodh. Nëse mendoni për të gjatë gjithë kohës, ka shumë mundësi që ajo të humbasë. Sa më e relaksuar që jeni, aq më lehtë do ta keni për ta përjetuar.
Provoni ushtrime relaksimi që do t’ju lehtësojnë stresin e ankthin dhe do t’ju lejojnë të shijoni më shumë marrëdhënien.
/Telegrafi/