Site icon Telegrafi

E këndoi himnin ukrainas me veshje provokuese, gruaja e futbollistit Moroziuk rrezikon burgun

Irina Moroziuk (Foto: Instagram/irina_moroziuk)

Gruaja e futbollistit ukrainas, Mykola Moroziuk, atraktivja Irina Moroziuk, është duke u përballur me ligjin, ashtu që mund të përfundojë prapa grilave.

Siç thotë avokati i saj, ajo e ka bërë një postim kundërthënës më 1 shkurt në rrjetet sociale, duke e ngacmuar imagjinatën e gjinisë së fortë.

Është fjala për një video, në të cilën Irina shfaqet provokuese, ndërkohë që interpreton himnin ukrainas.

Në videon e publikuar, Irina e ka të ulur pjesën e poshtme të rrobave dhe i shihen brekët me ngjyrë të verdhë – ndërsa ngjyrat e rrobave të saj simbolizojnë flamurin ukrainas.

Megjithatë, shumëkush e konsideron sjelljen e saj të pakëndshme, derisa avokati i biondes, Yuriy Yurchenko, ka deklaruar se rrezikon dënim me burg deri në tre vjet për keqpërdorim të simboleve shtetërore.

Bashkëshorti i Irinas, Mykola Moroziuk, është mbrojtës i klubit turk, Rizespor, ndërsa ka regjistruar 13 paraqitje për përfaqësuesen e Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version