Spektakli i natës së sotme (e premte) nisi me plot ngjarje në Big Brother VIP Kosova 2.
Kjo pasi në një diskutim për Brikenda Karricajn, opinionistja e këtij edicioni e ‘ofendoi’ Gani Gërminë.
Gjithçka nisi pas asaj që po diskutonin për Brikendën, ndonëse u tha që mes saj dhe gazetarit të njohur mund të ketë diçka më shumë se miqësi.
“Nuk dyshoj fare që me Brikendën ke raporte shoqërore, sepse Brikenda është kokrra e yllit, nuk e di a e parë ndonjëherë veten në pasqyrë.” – ishte komenti i Anitës.
Ndërsa Ganiu i përgjigjet: “Ky është ofendim pak, por sidoqoftë, e nderuar opinioniste e dashur.”
“Qetësohu me raste, Gani, sepse nuk është Big Brother I Ganisë” – ka vazhduar Anita. /Telegrafi/