Loreta Kaçka, e njohur me emrin artistik Lori, e ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull “E ke harru”.
Kantautori i shumë hiteve, Irkenc Hyka, qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën.
Tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi, ndërsa miksimin e këngës së re e ka bërë JoJo.
Për anën vizuale të këtij projekti është kujdesur Max Production që e ka xhiruar videon muzikore.
Krahas interpretimit të mrekullueshëm të këngës, Lori shfaqet në disa skena të videoklipit dhe duket bukur. /Telegrafi/