Debatet mes banorëve të Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë dhe një i tillë ka ndodhur së fundmi mes Edona James dhe Metit.
Ajo ka debatuar ashpër me Metin, ku në disa raste nuk kanë munguar edhe ofendimet nga ana e saj.
Gjatë debatit, Meti iu drejtua asaj duke i thënë “a e sheh çfarë fjalori ke, nuk di me diskutuar pa ofendime”.
Ndërsa, Edona iu përgjigj duke i thënë “unë nuk di të flasë mirë shqip, por ty ta mbylli gojën”.
“Nuk merrem me këso persona, ti në Suedi i ruan fëmijët më shumë nuk din, këtë punë e ke, pastaj zero ki me qenë, të fëlliqur e ke gojën. Gazetar i pensionuar”, u shpreh Edona mes tjerash.
Theksojmë që të dy kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendje për shkak të debateve edhe me banorët e tjerë, por edhe situatave komike që kanë krijuar brenda shtëpisë së famshme të BBVK. /Telegrafi/