Telegrafi

E kanosin dhe ia grabisin telefonin një personi në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar në Polici se është kanosur nga dy të panjohur dhe i është grabitur telefoni.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 16:50 në Prishtinë, ndërsa dy personat janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori kompetent. /Telegrafi/