Site icon Telegrafi

E kanosi inkasantin e KEDS-it në Istog, pasi ia shkyçi rrymën për mos-pagesë

Foto: Ilustrim

Një person ka kanosur një inkasant të KEDS-it, pasi i njëjti i kishte shkyçur rrymën, për shkaqe të mos pagesës.

Rasti ka ndodhur në Studenicë të Istogut, pasditen e së martës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokuroritë është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Studenicë, Istog 05.10.2021-15:30.  Viktima mashkull  kosovar (inkasant i KEDS-it) ka raportuar se  derisa kishte qenë në kryerje të detyrës zyrtare duke i çkyqur  rrymën për shkake të mos pagesës ndaj dyshuarit mashkull  kosovar nga i njëjti  është kanosur.   I dyshuari është intervistuar dhe me  vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version