Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se është kanosur me thikë, për 50 euro borxh.
Rasti ka ndodhur të premten në Ferizaj, në ora 21:15.
“Ferizaj 08.10.2021 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur me thike duke ia kërkuar 50 euro borxh, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.
I dyshuari është kërkuar nga patrullat policore por nuk është hasur për momentin.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendimin e tij iniciohet rasti në fjalë dhe i referohet hetimeve për procedurë të mëtutjeshme. /Telegrafi/