Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte gjyqtari kosovar, Genc Nuza.
Ai ka rrëfyer shumë histori interesante dhe të padëgjuara më parë.
“I kam zënë dy periudha. Periudhën prej vitit 2007 deri në 2015”, ka rrëfyer Nuza në “Arena e Yjeve”.
“Ku u afruam te pranimi në UEFA dhe FIFA, filluan të vetëdijesoheshin, por ka pasur sulme”.
“Ka pasur raste kur na kanë kërcënuar, na kanë shtyrë, na kanë cenuar…”, ka rrëfyer tutje gjyqtari kosovar.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/