Site icon Telegrafi

A e kanë qentë vetëdijen për kohën?

Qentë kanë ndjenjën e rrjedhjes së kohës, mirëpo me siguri jo edhe vetëdijen për ekzistimin e saj.

Aftësia e njeriut për “kujtesën episodike” na mundëson që saktësisht t’i vendosim momentet e caktuara të së kaluarës dhe të mendojmë për të ardhmen.

Hulumtimet kanë treguar që qentë zakonisht jetojnë vetëm momentin e tanishëm, mirëpo ora e tyre e brendshme (përkatësisht ritmi cirkadian) ekziston ngjashëm me ritmin tonë dhe përcakton radhën e zgjimit dhe të gjumit, transmeton Telegrafi.

Krahas kësaj, qentë mund të bëhen nervozë kur dikë apo diçka presin, gjë që dëshmon që koha po kalon.

Ata reagojnë edhe në kohën e shëtitjes, kohën kur pronari kthehet nga puna, por dhe ndaj shkuarjeve dhe ardhjeve të tjera të njerëzve të tjerë, por jini të sigurt që akoma nuk janë të aftë që vetes “t’ia organizojnë kohën”. /Telegrafi/

Exit mobile version