Është kapiten i Argjentinës, arriti i vetëm ta dërgonte në kampionatin botëror, por kjo nuk po mjafton.
Fjala është për Lionel Messin i cili ka marrë një lajm të keq nga vendlindja e tij më saktësisht nga kryeqyteti Buenos Aires.
Statuja e kapitenit argjentinas është shkatërruar për herë të dytë brenda këtij viti.
Edhe kësaj radhe policia argjentinase ka deklaruar se nuk ka informata se çfarë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes por në mëngjes statuja është parë e shkatërruar.
Gjithsesi statuja është dërguar në muzeun e qytetit për tu përpunuar dhe do të rikthehet përsëri në vendin e saj.
Herën e parë kjo statujë ishte shkatërruar në janar të këtij viti, ndërsa kujtojmë që ajo është vendosur aty në qershorin e vitit 2016.
Në këtë pjesë të qytetit përveç statujës së Lionel Messit janë edhe të sportistëve tjerë argjentinas si basketbollistit Manu Ginobili, tenistëve Guillermo Villas e Gabriela Sabatini dhe sportistëve tjerë.
Në shtetin amerikano latin, nuk është pritur fare mirë shkatërrimi i statujës së Messit, pasi mediat e atij vendi e kanë cilësuar si akt të shëmtuar. /Telegrafi/