Telegrafi

“E kaloi kufirin”: Pas fjalimit ‘nazist’ të Viktor Orban jep dorëheqje një anëtare e rrethit të ngushtë të tij

Një anëtar i rrethit të ngushtë të Viktor Orban ka dhënë dorëheqjen pasi kryeministri hungarez foli kundër bërjes “popull i racës së përzier”.

Zsuzsa Hegedus, e cila e njeh nacionalistin Orban për 20 vjet, e përshkroi fjalimin si një “tekst të pastër nazist”, sipas mediave hungareze, përcjell Telegrafi.

Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit i të mbijetuarve të Holokaustit e quajti fjalimin “të marrë dhe të rrezikshëm”.

Ndërkohë zëdhënësi i Orban ka thënë se media i kishte keqinterpretuar komentet.

Fjalimi u mbajt të shtunën në një rajon të Rumanisë që ka një komunitet të madh hungarez.

Në të, Orban tha se popujt evropianë duhet të jenë të lirë të përzihen me njëri-tjetrin, por se përzierja me jo-evropianët krijoi një “botë të racave të përziera”.

“Ne jemi të gatshëm të përzihemi me njëri-tjetrin, por nuk duam të bëhemi popuj të racës së përzier”, citohet të ketë thënë ai.

Pikëpamjet kundër emigracionit të Orban janë të njohura, por për zonjën Hegedus, fjalimi i së shtunës kaloi kufirin.

Grupi më i madh hebre i Hungarisë gjithashtu dënoi fjalimin dhe bëri thirrje për një takim me Orban. /Telegrafi/