Telegrafi

‘E ka zgjedhur karrierën në vend të fëmijëve’ – spekulimet e dhimbshme për Aniston

(Foto: The Hollywood Reporter)

Jennifer Aniston e ka komentuar interesimin e publikut për jetën e saj private, ndërsa disa prej thashethemeve i ka karakterizuar si të dëmshme.

Në një bisedë me The Hollywood Reporter, 52-vjeçarja ka folur për pohimet se e ka zgjedhur karrierën para fëmijëve, si dhe ka thënë se thashethemet për shtatzëni në të kaluarën kanë qenë të dhimbshme.

“Njerëzit me siguri i projektojnë të gjitha këto, por mua më duhet të them: ‘Dëgjo, po ta them se për çfarë jam e aftë, ndërsa ti vendos nëse dëshiron të abonohesh’”, ka deklaruar Aniston.

“Gjithçka (spekulimet për jetën private) i kam kuptuar shumë personalisht – thashethemet për shtatzëni dhe deklarimet: ‘Oh, e ka zgjedhur karrierën në vend të fëmijëve’”.

Lexo po ashtu Rutina që Jennifer Aniston ndjek për të qëndruar në formën në moshën 52-vjeçare

“Kjo është sikur: ‘Nuk e ke idenë se çfarë ndodh me mua, në aspektin mjekësor, se nuk mundem… A mund të kem fëmijë?’. Ata nuk dinë asgjë, ndërsa ka qenë vërtet e dëmshme dhe thjesht e keqe”, ka thënë tutje aktorja. /Telegrafi/