Chelsea do të përpiqet të shfrytëzojë ndaljen e negociatave rreth vazhdimit të kontratës dhe në janar ta sjellë në radhët e veta mbrojtësin Kostas Manolas.
Chelsea do ti ofrojë mbrojtësit grek një pagë javore prej 47 mijë euro.
Manolas aktualisht është një nga lojtarët më pak të paguar në ekipin e parë të Romës dhe për këtë arsye kërkon një pagë javore prej 57 mijë euro.
Kontrata e grekut i skadon në vitin 2019, ndërsa menaxheri Antonio Conte e donte atë në fillim të vitit te Chelsea. /Telegrafi/