Alban Ramosaj ka treguar muaj më parë se ende është beqare dhe askush nuk ia ka rrëmbyer zemrën.
Këngëtari ka pasur një vit të mirë sa i përket këngëve si dhe koncerteve të mbajtur në trevat shqiptare.
Ai pas shumë angazhimeve gjatë vitit të kaluar, këngëtari ka vendosur në fillim të 2019, të relaksohet në vise të nxehta.
Hitbërësi i “Ike” ka treguar se ka zgjedhur që të shijoj plazhet fantastike që ofron shteti i Tajlandës.
Madje, Ramosaj ka publikuar edhe biletën e fluturimit që për destinacion ka këtë vend ekzotik.
Por, ajo që bie në sy është se në biletë Albani nuk i figuron mbiemri Ramosaj, por Kamerolli.
Kjo ka bërë që shumë fansa të mbeten të habitur dhe të kërkojnë sqarime prej tij se për çfarë bëhet fjalë.
Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar se gjatë këtij viti kalendarik se do të sjell këngë të reja. /Telegrafi/