Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka ndërmarrë një iniciativë për ndërtimin e një hoteli privat në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Ky ndërtim do t’i shërbejë si shtëpi turistëve që vizitojnë hapësirën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kompania Axiom, e cila do të jetë përgjegjëse për ndërtimin e këtij “hoteli”, ka thënë se ai do të jetë e strukturuar në mënyrë që të vëzhgojë planetin Tokë.
Vitin e kaluar NASA njoftoi se do të lejojë turistët në hapësirë, si pjesë e një përpjekje më të gjerë për të inkurajuar kompanitë tregtare të përfshihen në eksplorimin e hapësirës në SHBA.
Vizitorët e parë priten të shkojnë brenda këtij viti.
Siç bëhet e ditur tutje, NASA do të fillojë me dy fluturime të astronautëve në vit, me secilin udhëtim që zgjat 30 ditë, secili.
Secili udhëtim do të kushtojë më shumë se 50 milionë dollarë, ndërsa nata për një austronaut në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor do të kushtojë afër 35,000 dollarë. /Telegrafi/